Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I riu që u vra gjatë përplasjes me armë me policinë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier është Xhuljano Sollaku.
Djali 20 vjeç banonte në fshatin Katund i Ri të Elbasanit. Një video e mbërritur në Ora News tregon momentin kur një e afërm mëson lajmin e vdekjes dhe bie në gjunjë nga dhimbja.
Nga përplasja me armë sot në lagjen "29 Nëntori" në Fier mbeti i vrarë Sollaku, dhe u plagos një tjetër, ndërsa policia thotë se janë shpallur në kërkim.
Policia deklaroi se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe me maska.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-ky-eshte-xhuljano-i-cili-vdiq-nga-perplasja-me-policine-dhimbja-e-familjes