Shkarkimi i gjyqtarit nga Vettingu, ja çështjet qe jane bllokuar ne Kushtetuese

2018-05-12 0

Gjykata Kushtetuese eshte bllokuar pas vendimit te KPK te Vettingut per te shkarkuar Fatos Lulon per shkak se nuk justifikon pasurine. REPORT TV meson ekskluzivisht edhe ceshtjet qe Gjykata Kushtetuese kishte ne axhende ne mars dhe prill, te cilat nuk do te gjykohen, pasi nuk ka kuorum te mjaftueshëm. Ne fund te muajit mars, ne date 27 ishte planifikuar shqyrtimi i ceshtjes se fundit per kete muaj, ndersa ne prill jane tre ceshtje te tjera per pronat.
Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë dhe tashmë ka mbetur me 5 anëtarë (por njërit i ka përfunduar mandati dhe me mandat janë vetëm 4) duke mos pasur mundësi për të marrë asnjë vendim, pasi për të marrë një vendim duhet të votohet nga pesë anëtarë pro. Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese eshte paralizuar deri në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

Free Traffic Exchange