Vettingu, KPK shkarkon gjykatësin e Kushtetueses Fatos Lulo, nuk justifikoi pasurinë

2018-05-12 0

TIRANE- Vettingu ka nisur fshesën në sistemin e drejtësisë, ku ka kapur sot gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili është shkarkuar sot nga detyra. Vendimi për shkarkimin e Lulos është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi gjyqtari nuk e kalon procesin e Vettingun.

?E konsiderojmë të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin, Fatos Lulo, dhe shpall vendimin: Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i arsyetuar me shkrimi njoftohet Lulos, Komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. Vendimi publikohet në faqen zyrtare të KPK. Ky vendim apelohet nga Lulo 15 ditë nga data e njoftimit, ankimohet pranë KPK?

Kryetarja e trupës gjykuese Genta Tafa Bungo
Gjyqtari Fatos Lulo u shkarkua, pasi nuk justifikon pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada. Gjithashtu, sipas ILDKPK, Lulo është zotërues i një apartamenti te ?Rruga e Durrësit?, i fituar me kontratë dhurimi nga motra dhe një zyrë, sipas deklarimit të tij e dhuruar me vlerë 100 mijë dollarë.

Kujtojmë që Lulo, që u shkarkua nuk pranoi që të përballej me Komisionin, duke u përfaqësuar me avokatin. I njëjti proces do të zbatohet edhe për gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë. Ligji parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë dot pasuritë, përjashtohen nga sistemi.