Permbytjet ne Shkoder, evakuohen 76 persona

2018-05-12 1

4 955 hektarë tokë vazhdojnë të jenë nën ujë në zonën e Nënshkodrës. 100 hektarë më pak se një ditë më parë, po diferenca e shifrave nuk ndryshon ende asgjë në terren.

577 banesa në njësitë administrative Dajç, Ana e Malit dhe Bërdicë janë të rrethuara nga uji. Autoritetet kanë evakuuar edhe gjatë të premtes banorët e shtëpive të përmbytura.

76 persona janë sistemuar në konviktin e shkollës "Arben Broci". Në terren ishte sërish Ministja e Mbrojtjes, sëbashku me Ministrin e Jashtëm.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 200 Forca të Armatosura për t?u ardhur në ndihmë banorëve dhe për të ndërhyrë në forcimin e argjinaturave. Në terren kanë ndërhyrë edhe strukturat e bashkisë dhe policisë.

Rrugët që lidhin qytetin me disa zona janë të bllokuara dhe disa ujësjellës e stacione pompimi janë jashtë funksionit.

Krahas përmbytjeve, problematike paraqitet situata në veriun e vendit edhe nga ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës.