Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur gjatë përplasjes me armë me policinë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të 23 marsit 2018 në lagjen "29 Nëntori". Policia thotë se personat që kanë tentuar të grabisin kanë qenë të armatosur dhe me maska.
Tentativa e grabitjes
Hajdutët, që mendohet se kanë qenë 4, kanë hipur në katin e tretë të një pallati për të grabitur banesën e Minella Muçi duke thyer drynin e derës. Familjarët kanë ndjerë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Grabitësit kanë dashur të vjedhin dhe banesën e fqinjit.
Përplasja
Gazetarja Inelda Vallja informon se personat që janë përplasur me policinë kanë qenë me pistoletë dhe kallashnikov.
"Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar" informoi policia permes njoftimit të orës 07:20.
Si qëlluan policine me kallashnikov e pistolete
Gazetarja informon: Autorët e grabitjes kanë tentuar të hapin dyert e dy banesave, të Minella Muçit dhe të fqinjit të tij. I plagosuri Arben Muçi ka qenë tek hyrja me kallashnikov dhe ka qëlluar i pari policinë. Më pas ka zbritur personi i cili është vrarë nga policia. Ky i fundit më vonë u identifikua si Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan. Ky ka pasur 2 pistoleta dhe ka qëlluar kundrejt policisë. Në këtë moment policia ka shtënë kundër tij dhe ka mbetur vdekur në vend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tentative-grabitje-ne-fier-nje-i-vdekur