Kreu i grupit parlamentar të LSI ka dalë sot në një deklaratë për mediat për shpalljen e emergjencës civile për përmytjet në Shkodër. Vasili u shpreh se gjendja paraqitet alarmante, por pavarësisht kësaj kryeministri Rama nuk thotë asgjë. Vasili thotë që është i papraueshëm fakti që nuk është shpallur gjendja emergjente edhe pse situate paraqitet shumë alarmante, me qindra shtëpi në Shkodër janë nën ujë.
Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me ju, lidhur me situatën shumë të vështirë, e cila po rëndohet dita-ditës, lidhur me përmbytjet në mënyrë të veçantë në Bashkinë Shkodër. Por do të shtoja këtu, që në fillim përmbytje të cilat kanë ecur dhe më tej në bashki të tjera të vendit, kufitare me bashkinë e Shkodrës, dhe një situate e cila rëndohet nga momenti në moment. Situata e përmbytjes është e tillë që mbi 5000 hektarë, sipas raportimeve më të fundit, të marrë nga ne, jo nga shtabet publike, pasi informacion publik, kronik dhe të përhershëm nuk ka më, I ka kaluar, them edhe njëherë tjetër mbi 5000 hektarë tokë të përmbytur. Situata vazhdon të rëndohet dhe në komuna të tilla si njësia administrative Bërdicë apo njësia administrative Dajç, në të parën bëhet fjalë për rreth 1280 hektarë të përmbytur, dhe njësia administrative Dajç mbi 1795 hektarë të përmbytur.