Stop - Kontrata skandaloze koncensionare, që penalizon Portin e Durrësit! (22 mars 2018)

2018-05-12 12

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-144-sezoni-3/

Pak kohë më parë, emisioni ?Stop? transmetoi detaje nga kontrata skandaloze koncensionare e Portit të Durrësit, që rëndonte në pjesën shtetërore të këtij institucioni, duke devijuar masterplanin në fuqi. Një gjë e tillë u bë me qëllimin e qartë për të favorizuar koncensionarin gjerman EMS APO. Megjithëse kryeministri Edi Rama dhe ministri Gjiknuri kanë pranuar publikisht situatën e keqe në port, nuk është bërë ende asnjë lëvizje në drejtim të zgjidhjes.

Arben Xhemali, përgjegjësi i promocionit të Autoritetit Portual Durrës, në lidhje me historinë e qytetit të Durrësit u shpreh: ?Durrësi është një ndër qytetet më të lashta të Shqipërisë dhe për vetë historinë që ka ky qytet, ka lindur për të qenë qytet port. Porti i Durrësit është 2000 vjet i vjetër si port?.

Sipas hulumtimeve të arkeologëve dhe ekspertëve të fushës, ka rezultuar se Durrësi është krijuar në vitin 627 para Lindjes së Krishtit, por në bazë të disa elementëve të tjerë arkeologjik plotësues, qendra i ka themelet edhe më herët.

Gazetari i emisionit ?Stop? pasi përgatiti një historik të Durrësit, tha se nuk dihet ende nëse e ka krijuar qyteti portin apo porti qytetin. Ai shtoi se Bill Clinton në vitin 1999 e ka cilësuar Portin e Durrësit si nyjen kryesore të Korridorit 8.

Në Dhjetor të vitit 2017, emisioni ?Stop? ka investiguar kontratën koncensionare të Portit të Durrësit me kompaninë gjermane EMS APO. Master plani i vitit 2009, i miratuar me VKM në qeveri, e ndau Portin e Durrësit në 6 sektorë kryesorë, por me një kontratë të çuditshme në vitin 2013, një pjesë e portit iu dha me koncension kompanisë gjermane EMS APO, e cila e devijoi master planin.

Drejtori i Drejtorisë Juridike APD, Elio Jani u shpreh se nuk e disponon dokumentacionin përkatës për të shpjeguar se përse është devijuar master plani nga kontrata koncesionare, duke thënë: ?Di vetëm që devijimi ka ndodhur, domethënë në kontratën koncensionare nuk është zbatuar në përputhje të plotë me master planin e miratuar në vitin 2009 nga VKM?.

Kontrata koncesionare e kompanisë gjermane EMS APO e strukturoi portin në 4 sektorë, terminali lindor, perëndimor, i kontinierëve dhe i pasagjerëve.

?Operatori ekonomik në këtë rast ka qenë mjaft i privilegjuar, shteti jo?, tha drejtori Jani.

Një tjetër skandal i EMS APO është dhënia pa të drejtë e projektit TAP.

Drejtori i Portit Durrës u shpreh për gazetarin e emisionit ?Stop?: ?Porti humb në 100 lekë nëqoftëse 1 ton kushton 100 lekë. Po ta bënim tek Terminali Perëndimor merrnim 100 lekë, e bëjmë tek Terminali Lindor marrim 33 lekë. Pse duhet t?i humbim? Çfarë kushtesh më tepër ka ai nga ne? Asnjë gjë më tepër nuk ka?