Ora News - PD në ristrukturim të thellë, degët depozitojnë propozimet për ndryshimet në statut

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 8 mars në mbledhjen e kryesisë, kur u vendos thirrja e Kuvendit Kombëtar dhe nisja e procesit të ristrukturimit të Partisë Demokratike, Kryetari Lulzim Basha, manadatoi një grup punë që do vendoste kontakte dhe do merrte cdo paltformë apo propozim për ndryshime në statut.

22 Marsi ishte fiksuar si data kur ky grup që kryesohet nga nënkryetari Edi Paloka, dhe në përbërje ka Edmond Spahon, Sekretarin e Pergjithshem, Arben Ristani, sekretarët Eno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, dhe anëtarin e Kryesise Gent Malko, të mbyllte punën kryesore të tij.

Burime të rezervuara i thanë Ora Neës, se grupet kundërshtare të Bashës, që evidentohen me Astrit Patozin apo Ridvan Boden por dhe linja e Arben Imamit apo Jozefina Topallit, ende nuk kane dorëzuar propozime konkrete, ndërsa deri në këto momente janë vetëm disa degë që kanë dhënë alternativat e tyre se cfarë duhet të ndryshojë në "ligjin" bazë se si funksionon kjo forcë politke.

Po të njëjtat burime pranë grupit për statutin, theksuan se kryesisht propozimet e degëve, fokusohen tek vendimmarrja e anëtarësisë. Një instrument që vihet re pothuajse në cdo propozim është që kandidatët për kryetar bashkie dhe për deputet, ti nënshtrohen më parë votës së anëtarëve të Partisë Demokratike. Ky propozim në fakt është ushqyer edhe nga vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili pas listës së zgjedhjeve të 2017, deklaroi se ajo do ishte e fundit që mbante firmën e tij, pasi nga ai moment do ishte antarësia që do vendoste për përfaqësuesit e tyre.

Ka propozime të tjera si përshembull, ai që Sekretari i Pergjithshëm, Sekretari organizativ dhe 2 nënkryetarët të zgjidhen nga kuvendi kombëtar, në mënyrë që të jenë persona politikë me mbështetje sa më të gjerë të anëtarësisë dhe jo nga këshilli kombëtar e nga marrëveshjet mes individëve .

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-ne-ristrukturim-te-thelle-deget-depozitojne-propozimet-ndryshimet-ne-statut

Free Traffic Exchange