http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, shumë zona në veri të vendit janë mbuluar sërish nga dëbora.
Në Bulqizë situata është e rënduar, pasi bora shoqërohet me erë të fuqishme dhe temperatura të ulëta.
Lëvizja në rrugë bëhet normalisht, por në shumë fshatra ka mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e këputjes së telave dhe shembjes së shtyllave
Mëngjesi i së enjtes ka sjellë reshje dëborë dhe erëra të forta edhe në qarkun e Kukësit.
Në të gjitha akset rrugore kombëtare të verilindjes ka dëbore dhe akull, por kalimi bëhet pa zinxhirë.
Vështirësi ka vetëm në disa pjesë të thella të Kukësit, ndërkohe që autoritetet po ndërhyjnë me fadroma për pastrimin e rrugëve.
Në pjesën tjetër të vendit, reshjet e shiut kanë sjellë probleme në rrugët rurale. Në Maliq, disa akse janë bllokuar nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve.