Report TV - Ekskluzive/Ndalohen në Tiranë ​2 iranianë të dyshuar terroristë

2018-05-12 2

TIRANE - Report Tv mëson ekskluzivisht se dy shtetas Iranian të dyshuar si persona të përfshirë në aktivitete terroriste janë ndaluar paraditen e të enjtes.
Ata janë ndaluar në ambientet e jashtme të kryegjyshatës botërore Bektashiane, pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit.

Shtetasin Iranian të ndaluar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit janë F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç. Momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Një person i cili ishte i ftuar në këtë ceremoni dhe ka parë momentin e ndalimit të dy iranianëve tha se këtë aktivitet Garda e Republikës kishte ndërmarrë shërbime të përforcuara. ?Punonjësit e Gardës së Republikës kishin të printuara fotot e disa personave potencialisht të rrezikshëm për sigurinë e personaliteteve VIP në festimet e komunitetit bektashian?, deklaroi ai në kushtet e anonimatit.

Free Traffic Exchange