Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkodra dhe natyra nuk po gjejnë harmoninë!
Një stuhi e fuqishme erë vështirësoi gjendjen e banorëve në zonat e përmbytura ku në ditën botërore të Ujit ai ka shtrirë pushtetin e tij në mbi 5 mijë hektarë tokë.
75 familje janë detyruar të braktisin banesat dhe të strehohen tek të afërmit ose qendrat e përcaktuara nga pushteti vendor.
Por dëmtimi i Shtyllave dhe rrjetit elektrik ka lënë pa energji disa fshatra.
Dallgë të fuqishme që u ngritën në liqenin e Shkodrës shkaktuan pasoja në shtëpi e biznese në zonën e Shirokës, ku gjatë natës uji doli në rrugë, por u tërhoq më tej gjatë ditës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/stuhia-e-eres-perkeqeson-gjendjen-ne-zonat-e-permbytura-ne-shkoder