Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Besimtarët bektashinj në të gjithë botën kremtojnë cdo 22 mars ditën e Sulltan Nevruzitm, lindjen e Imam Aliut. Kjo festë simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës që përkon edhe me nisjen e pranverës.
Mes besimtarëve dhe politikanëve në fjalimin e rastit Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj kërkoi më shumë kujdes ndaj personave në nevojë.
Brahimaj: Të falemi për njerëzit e mjeruar dhe të vobektët e mbetur në mes të rrugëve pa plang e pa shtëpi, për jetimët dhe nënat e tyre.Zoti i bekoftë.
Selinë e kryegjyshatës botërore e vizitoi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, krerët e politikës, diplomatë vendas dhe të huaj. Apli i Presidentit ishte për bashkim që sipas tij sjell një të ardhme më të ndritur.
Ilir Meta: Kjo ditë e bukur dhe ky manifestim i kapërcen kufijtë e kësaj kryeqendre botërore, edhe kufijtë tanë kombëtarë, duke dhuruar mesazhe të qarta mbi rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare, mes etnive, mes kombeve dhe mes vendeve, për të ndërtuar së bashku një botë të paqtë dhe për të dhuruar më shumë dashuri mes njerëzve, më shumë mirëkuptim në gjirin e familjes dhe më shumë optimizëm në zemër të shoqërive tona moderne.
Kryeministri Edi Rama ka zgjidhur të urojë besimtarët bektashnj nëpërmjet facebook.
Opozita edhe pse në ditë feste nuk la pa bërë pak politikë në urimin e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/politikane-dhe-diplomate-urojne-festen-e-sulltan-nevurzit