Report TV - Besnik Mustafaj në “Rreze Dielli”: Femra është shumë e rëndësishme në poezinë time

2018-05-12 1

Shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj i është rikthyer poezisë pas më shumë se 20 vjetësh. Mustafaj ka qenë i ftuar sot në emisionin ?rreze Dielli? në Report Tv për të folur librin ?Biri i Adamit?, me të cilin ai mundohet të kërkojë lexuesin me artin e fjalës poetike, që e bëri të njohur tek lexuesi shqiptar që në vitet 80-të.
Ky libër vjen pas kaq shumë vitesh sepse sipas autorit poezia në këtë moshë vjen rrallë dhe poezitë duhet të kompozohen në atë mënyrë që të mund të lidhen me njëra -tjetrën

?Poezia në këtë moshë vjen rrallë, ndaj edhe ky libër është bërë me vështirësi. Libri me poezi nuk është një tufë poezish, është si një roman me poezi. Libri duhet të krijojë unitet. Unë kam 5 ? 6 vjet që mendoj se e kam gati, por tani erdhi koha Unë kam rreth 200 poezi por që nuk më rrinë me njëra tjetrën.?

Autori i quan lexuesit të veçantë, sidomos ata të poezisë sepse janë më të rrallë. I pyetur se pse është vendosur titulli ?Biri i Adamit? autori shprehet se është ithtar i papërsosmërisë, dhe njeriu duhet ta shijojë papërsosmërinë. Mustafaj njihet si provokator i madh në shkrimet e tij, megjithëse veten nuk e quan si të atillë