PD: Qeveria varfëroi shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike e ka cilësuar te rrezuar premtimin kryesor me te cilin e majta erdhi ne pushtet, taksen progresive. Nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë Jorida Tabaku i është referuar Bankës Botërore, e cila ne nje studim argumenton se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social?Sipas të dhënave të publikuara, numri i të varfërve që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive. Por, sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.Tabaku ka theksuar se shqiptaret po paguajnë me shume taksa, plot 2 miliardë dollarë më shumë në 5 vitet e funditPër shkak të rritjes së taksave, sot shqiptarët paguajnë për karburantin çmimin më të lartë në rajon,Çmimi i energjisë është rritur, me 24 përqind për 75 përqind të konsumatorëveÇmimi i ujit është rritur me 40 përqind dhe pritet që të rritet sërish.Per ketë argument, PD ka shfrytëzuar edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili deklaroi se qeveria edhe pse ka rritur taksat, nuk ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe nuk ka bërë investime qe u shërbejnë qytetarëve dhe rritjes ekonomike të vendit.

Free Traffic Exchange