PD: BB konfirmon, taksa progresive varferoi shqiptaret

2018-05-12 0

Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore, Partia Demokratike thotë se taksa progresive varfëroi shqiptarët. Të dhënat e këtij raporti për Nënkryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku rrëzuan kartën me të cilën socialistët erdhën në pushtet.

?Ajo që socialistët e quajtën bekim për shtresën e mesme dhe për të varfrit, është kthyer në mallkim. Numri i të varfërve që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive. Sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.?

Kostos së taksës progresive që paguajnë shqiptarët, Tabaku thotë se i shtohet edhe rritja e taksës së energjisë, ujit, karburantit si dhe taksa e biznesit të vogël.

?Shqiptarët duhet ta dinë se po paguajnë më shumë taksa, rreth 2 miliardë dollarë më shumë në 5 vitet e fundit, për llogari të një grushti klientësh të kryeministrit dhe familjes së tij, për të cilët taksat e shqiptarët po përkthehen në fitime për koncesionet.?

Edhe në konkluzionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar qeverisë shqiptare i kërkohej të eliminojë ofertat e pakërkuara për koncensionet nga operatorët privatë, ndërsa shihej si kërcënim për ekonominë niveli i lartë i borxhit dhe kreditë.