Ora News - Pagesat nga papunësia, përjashtohet ata që largohen me dëshirë nga puna

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria përjashton nga pagesa e papunësisë personat që largohen me dëshirë nga puna, ose mbyllin aktivitetin si te vetë punësuar. Në ndryshimet në ligjin e sigurimeve shoqërore, është rritur masa e pagesës së papunësisë nga 6 mijë lekë në 12 mijë lekë, por është ulur koha e përfitimit sipas viteve të pagesës së kontributeve.

Qeveria vendosi të bëj ndryshime në ligjin e sigurimeve shoqërore, duke përjashtuar kategoritë e mësipërme por edhe duke rritur masën e përfitimit për personat që largohen në mënyrë të pamotivuar nga puna.
50% e pagës minimale, pra rreth 12.000 lekë do të përfitojnë për 3 muaj personat që kanë paguar kontribut e shoqërore për të paktën 1 vit punë. 6 muaj pagesë papunësie për personat me një periudhë kontributi prej 3 vitesh. 9 muaj personat që kanë paguar kontribute për 5 vite, dhe 1 vit të plot pagesë personat që kanë paguar kontribute për 10 vjet.

Për njohësit e çështjeve sociale dhe ekonomike, qeveria me ndryshimet e bëra rriti shumën e pagesës, pra nga 6 mijë lekë në kohën e demokratëve në 12000 lekë por ka ulur kohën e përfitimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pagesat-nga-papunesia-perjashtohet-ata-qe-largohen-me-deshire-nga-puna