Ora News - Reforma, Bonati: Mbi 20 mijë kontrata të reja uji në pak muaj

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksioni për vënien në kontroll të rrjetit të ujit të pijshëm ka sjellë rritjen e kontratave të firmosura prej konsumatorëve. Në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, në Durrës u zhvillua konferenca me titull ?Pergjigja është në natyrë? ku u theksua orientimi i punës drejt performamncës së konsumatorëve.

Hantin Bonati: Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata konsumatorë që janë përgjigjur thirrjeve për të formalizuar lidhjet e tyre sikurse përgëzoj punën e deritanishme të ndërmarrjeve të ujësjellës/kanalizimeve në pjesën më të madhe të bashkive. Kemi një rezultat që janë mbi 20 mijë kontrata të reja të formalizuara çka në kontekstin e përgjithshëm është një shifër shumë domethënëse.

Për zv/ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, duhet bashkëpunim i të gjithë palëve për të arritur standartet e kërkuara në furnizimin me ujin e pijshëm.

Hantin Bonati: Pa një ndarje dhe bashkërendim të punës, objektivat do të jenë të vështirë për ti arritur. Kjo do të mbështetet me investimet në sektor, sikurse me gjithë mekanizmin që ka filluar dhe tani për mënyrën se si duhet të funksinojë ndërthurja mes institucioneve qendrore, enteve të pavarura dhe bashkive. Kur flas bashkitë kam parasysh edhe ndërmarrjet e ujësjellës/kanalizimeve. Mesazhi që do të doja të përcillja në këtë ditë është se nëse të gjithë bashkarisht bëjmë detyrat tona, fytyra e këtij sektori mund të ndryshojë shumë shpejt. Qeverisja qendrore dhe qeverisja lokale përgatisin një paketë të plotë dhe në mbështetje të standardeve evropiane, të ketë një financim më të madh me investime dhe miremenaxhim. Nga ana tjetër, konsumatorët të bëjnë pagesat e tyre sikurse parashikohet me ligj pasi në fund fare kontributet e tyre përkthehen në investime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reforma-bonati-mbi-20-mije-kontrata-te-reja-uji-ne-pak-muaj

Free Traffic Exchange