Përkeqësohet klima ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klima e biznesit në vend duket se ka shënuar një përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Në indeksin e biznesit për vitin 2017-2018, sipërmarrësit e Dhomës Amerikane në Tiranë kanë shprehur shqetësim se klima në tërësi për ekonominë ka shënuar një rënie me 1.33 pikë.



Anëtarët e Dhomës Amerikanë vijojnë të kenë të njëjtat shqetësime sa i përket nivelit të lartë të taksave që aplikohen, burokracitë qeveritare, monopolet në ekonomi si dhe konkurrencën e pandershme. Qeveria ka vijuar me dhënien e koncesioneve në degë të ndryshme të ekonomisë duke zyrtarizuar tregje monopol në shumë shërbime.



Por një perceptim aspak pozitiv kanë patur bizneset anëtare të dhomës edhe për klimën politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë.



Ky tregues lidhet jo vetëm me protestën disa mujore të opozitës në bulevard, por edhe me klimën e zgjedhjeve parlamentare. Paralelisht edhe treguesi i sigurisë ka pësuar rënie të lehtë.



Edhe ambasadori amerikanë në Tiranë Donald Lu ka komentuar rezultatet e këtij indeksi.



?Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t?u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë.?



Një vit më parë një investitor i huaj u dhunua barbarish, çka e detyroi këtë të fundit të largohet nga Shqipëria. Nga ana tjetër ndonëse qeveria ka ndërmore aksione për të luftuar informalitetin sërish duket se nuk ja ka dalë të ofrojë një treg konkurrent.