Trajneri i para të rinjve të Tiranës Migen Memelli ka rrezikuar të goditet me thikë pranë qendrës stërvitore të skuadrës së tij.
Tentativën e goditjes e ka bërë prindi i një lojtari të ekipit U-17 të Tiranës, gjatë ditës së sotme në seancën stërvitore të zhvilluar pranë fushës sportritve ?Skënder Halili? në kryeqytet.
Motivi i sulmit fizik, duket se ka ardhur për shkak se prindi i kërkonte Memellit që t?i aktivizonte të birin në fushën e lojës.
Burimet policore bëjnë të ditur se autori është identifikuar dhe është shtetasi Abdyl Çejku, i cili e kishte kërcënuar Memellin duke i thënë: ?Të pres fytin?.
Memelli ka qenë vetë në polici ku ka dëshmuar për incidentin.
Kjo ngjarje ndodh pak kohë pasi një incident i ngjashëm kishte ndodhur në Shkodër, ku një person kishte tentuar të godiste me thikë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka.
Memelli është një ish-futbollist i njohur, i cili në të kaluarën ka luajtur me ekipet e Teutës, Tiranës, Partizanit e Flamurtarit.