stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-143-sezoni-3/
Më datë 20 Mars 2018, emisioni ?Stop" transmetoi rastin e juristes së Portit të Sarandës, Noreta Kalcunit, e cila në shkelje të ligjit, punonte njëkohësisht edhe si avokate private.
Shefi i Shërbimit të Brendshëm të Portit, Kastriot Shkrepa telefonoi sot pranë redaksisë së emisionit "Stop" për të njoftuar se Kalcuni ka dhënë dorëheqjen nga detyra e do të vazhdojë punën si avokate.
"Po ju marr për të informuar në lidhje me emisionin e transmetuar mbrëmë nga ana juaj për juristen e portit, zonja Noreta Kalcunin. Më datë 13.03.2018 ka paraqitur pranë portit kërkesën e saj për dorëheqje të parevokueshme dhe janë zgjidhur marrëdhëniet financiare me të që më datë 13. Ajo ka zgjedhur vetë të ushtrojë profesionin e avokatisë".
Moderatorët e emisionit "Stop", Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj u shprehën se për funksionarët që shkelin ligjin nuk mjafton vetëm dorëheqja , por duhet të merren masa nga Ministria e Drejtësisë.
Çfarë transmetoi emisioni "Stop" për rastin e Noreta Kalcunit, juristet së Portit Sarandë, e cila ushtronte njëkohësisht aktivitetin e saj si avokate, duke shkelur ligjin:
Noreta Kalcuni është avokate, e regjistruar edhe në QKB me këtë profesion. Më parë ajo ka qenë e punësuar si sekretare në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë, për të vijuar më pas si juriste e jashtme në Portin e këtij qyteti, ku ka ndjekur 28 çështje. Por Porti i Sarandës, i përfaqësuar nga juristja Kalcuni, i ka humbur të 28 gjyqet. Prej një viti ajo është emëruar juriste definitive e këtij institucioni, por vijon të ushtrojë profesionin si avokate, duke shkelur në këtë mënyrë nenin 4 të ligjit numër 9109, ku thuhet:
"Avokati, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, nuk mund të jetë njëkohësisht gjyqtar, prokuror, noter, nëpunës civil ose punonjës i administratës publike".
Shpërdorimi i detyrës dënohet nga Kodi i Procedurës Penale, përkatësisht sipas nenit 248, personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta, a kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër penale, dënohet me burgim deri në 7 vjet dhe me gjobë nga 300 mijë deri në 1 milion lekë.
Gazetari i emisionit "Stop" shprehet se gjatë investigimit ka rezultuar se juristja e Portit të Sarandës, ka vijuar aktivitetin privat pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, duke u caktuar si avokate e duke u paguar për një punë të cilën e ka të ndaluar. Ai iu drejtua zyrës së saj private, por askush nuk u përgjigj, ndaj dhe e kërkoi avokaten në port nëpërmjet një "klienti" me kamera të fshehtë.
Klienti - Përshëndetje! Si kalove? Avokate Noreta Kalcuni, ka ardhur?
Roja i Portit - Si, si?
Klienti - Noreta Kalcuni, juristja.
Roja i Portit - Avokatja?
Klienti - Ë....