Stop - Berat, manipulimi i provave të aksidentit të efektivit policor! (21 mars 2018)

2018-05-12 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-143-sezoni-3/

Më 22 Dhjetor 2017, Marjus Selamaj udhëtonte me automjetin e tij nga fshati Poshnjë në drejtim të Urës Vajgurore, pranë Komisariatit të Policisë së Urës. Por efektivi Behar Vrapi nuk respektoi sinjalistikën ndaluese, duke shkaktuar aksident.

?Unë vija nga ky drejtim, Poshnja, për të vazhduar për te Ura Vajgurore. Ndërkohë këtu, tek pika në mes (të kryqëzimit) më ka goditur makina e Behar Vrapit, i cili është punonjës i policisë rrugore, i cili vinte nga rruga dytësore dhe kishte tabelën ?STOP?. Gjurmë frenimi nuk janë gjetur se nuk kam frenuar fare, më ka ardhur në befasi.

Nuk e di si e matën ata, por unë nuk kam qenë me shpejtësi dhe te fleta e gjobës shkruajta që nuk jam dakord. Pa dal ne nga makina, ata lëvizin makinën. Dalim ne, i them pse e lëvize makinën, çoje në vend. Ai tha do ta çojmë, por mos të pengojmë trafikun, kur trafik s?kishte dhe makinat kalonin nga të dyja anët?.

Denoncuesi tregon se sipas ekspertizës, ka patur frenim prej 28 metrash nga ana e tij, çka e kundërshtojnë fotografitë ilustruese të aksidentit. Ai shton se efektivi i policisë nuk ka patur dokumentacionin e domosdoshëm të automjetit të tij, përveç lejes së qarkullimit.

?Ky është një procesverbal në konstatimin e shkeljeve, e cila është shkruajtur në datë 20 Dhjetor, ndërkohë që aksidenti ka ndodhur në 22 Dhjetor. Kjo firma këtu nuk është e imja, nuk e di se kush dhe si e ka bërë?.

Përsa i përket këtij pretendimi të Marjus Selamajt, gazetari i emisionit ?Stop? komunikoi me përpiluesin e procesverbalit të konstatimit të shkeljes, Naim Abazaj.

Gazetari ? Për këtë procesverbal konstatimi, Marjusi pretendon se kjo s?është firma e tij. Data është 20 kur ngjarja ka ndodhur në 22 .

Naim Abazaj ? Tani, të flas shkurt dhe qartë.

Gazetari ? Normalisht se kjo do të verifikohet.

Naim Abazaj ? Shko te sekretaria dhe verifikoji të gjitha.

Ndërsa eksperti që bëri akt-ekspertimin në vendngjarje tha se sipas tij, të dy ishin fajtorë në këtë aksident.

Gazetari ? Bëhet fjalë për këtë aksidentin që ka ndodhur në datë 22 Dhjetor në Urën Vajgurore, afër komisariatit. Personi që ka ngritur ankesën, që është i ati i Marjusit, Ferdiu thotë që nuk ka gjurmë frenimi. Aty është mbajtur një procesverbal, është bërë konstatimi dhe këqyrja e vendit të ngjarjes.

Të lutem, mund të na vini në dispozicion çfarë provash ka? Gjurmët e frenimit, setin fotografik që keni bërë.

Eksperti ? Tani, për çfarë ankohet ky?

Gazetari ? Ky thotë që nuk vërtetohet në asnjë moment që unë kam qenë me shpejtësi sepse s?ka as radar asgjë. E dyta thotë që nuk ka gjurmë frenimi.

Eksperti ? Pa pyete njëçikë atë: para se të futet aty ai, ka vija këmbësorësh- thuaj? Vijat e kalimit të këmbësorëve dhe një tabelë, thuaj, e ka përpara?

Gazetari ? Jemi në kushtet që ky efektivi i policisë, Behar Vrapi, duhet të ishte i...