http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paraljmërimi se u siguruan 80 votat e nevojëshme për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi u pasua me një ditë kaotike dhe tejet të tensionuar në kuvendin e Kosovës.
Deputetët janë larguar nga salla për të katërtën herë gjatw pasdites, si pasojë e gazit lotsjellës.
Policia dhe forcat e sigurisë kryen kontrollet e nevojshme për tu siguruar që kjo skenë të mos përsëritet më por ende nuk janë identifikuar burimet e bombave.
Ndërkohë pjesa mbrapa selisë së kuvendit është sulmuar dhe janë thyer disa xhama. Forca të shumta policore janë mobilizuar për qetesimin e situatës.
Më herët gjatë ditës janë arrestuar 5 deputetë të VV me akuzën se kanë qënë ata që e kanë futur gazin në kuvend.
Lideri I VV Albin Kurti ka pranuar se sjellja e tyre nuk ështe demokratike por ajo vjen si përgjigje të një akti kriminal, sipas tij, ai u faljes së 8200 ha tokë.
Ndërkohë kryeministri Haradinaj duket i dorëzuar.
?Si te kaloje si të mos kaloje respektoj mendimin e deputeteve. Patem nje dite pune shume te mire dje ku i degjuam te gjitha pikepamjet. Tani ka mbetur vetem ta votojme?.
Në përpjekjen e katërt për të filluar seancën, mbërriti edhe ambasdori amerikan Greg Delawie i cili përsëriti zhgënjimin për gjendjen në të cilën gjendet kuvendi i Kosovës.
Por ai tha se vendi duhet të bëjë përpara!
Koalicioni qeverisës është i vendosur që ky ngërc të përfundojë sot por kjo do të varet nga normalizimi i situatës. Nderkohe, ende nuk ka një vendim zyrtar se cfarë do të ndodhë në vazhdim.