Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë marshim, asnjë aktivitet publik sensibilizues dhe asnjë angazhim për të përmirësuar jetën e personave apo familjeve me sindromën down.
Një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të shendetësisë ishte e vetmja mënyrë për të dëgjuar shqetësimet e kësaj kategorie; që këtë vit më shumë se kurdo herë tjetër e vënë theksin tek varfëria dhe arsimi.
Në Shqipëri 700 fëmijë dhe adoleshentë janë të identifikuar me këtë mutacion gjenetik, ata posedojnë kromozomin 21. Por, shifra reale mendohet të jetë rreth 3 000 persona, dhe kjo do të thotë se pjesa më e madhe e tyre nuk marrin shërbimet shëndetësore.
Shyqyrie Hoxha është nënë e 3 fëmijëve; të tre djem. Ka 14 vjet që jep dashurinë e pakushtëzuar dhe dedikimin maksimal djalit të saj më të vogël që ka sindromion down.
Prind: Janë shumë të dashur dhe kanë aftësi të dojnë njerëzit, por 14 vite janë shumë për ne, sepse është luftë me shtetin, luftë me mësuesit, luftë me shëndetësinë.
I jep kurajë çdo nëne që të gjejnë forca dhe të përballen me atë që i rezervoj fati. teksa abortin për këtë arsye e quan vrasje në embrion.
Prind: Këtë gjë nuk do ta bëja në botë sepse Zoti e ka dërguar për shërbim dhe do t'i bëj shërbim deri në pikën e fundit. Unë jam e besimit dhe nuk lejohet. Allahu e ka çuar t'i bësh shërbim këtij fëmije.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/femijet-me-kromozomin-special-nga-3-mije-me-sindrome-vetem-700-trajtohen