Prindi i fëmijës me Sindromëm Down-deputetëve: Vijeni vetën në vendin tim

2018-05-12 0

Kuvendi i kushtoi rëndësi të veçantë sot 21 marsit, ditës Botërore të Sindromës Down, ku komisioni i Shëndetësisë organizoi një seancë dëgjimore me grupet e interesit për të evidentuar problematikat që hasin individët me sindromën down në Shqipëri si dhe për t?iu bashkuar një aksioni mbështetës të vazhdueshëm ndaj këtyre personave.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Babai i Olsit, prindi i një fëmije me sindromën down i cili me fjalët e tij të vërteta, që tek tuk ndalnin për të marrë frymë dhe për të mbajtur lotët, bëri një thirrje të fortë ndaj deputetëve dhe shtetit.
?Jam prindi i një fëmijë me sindromën down, në moshën 14 vjeç është tani. Fëmija im quhet Olsi, sepse ne kështu na quajnë më tepër ?Babai i Olsit? ose ?Mamaja e Olsit?. Deri tani me thënë të drejtën kisha menduar se kisha punuar shumë për Olsin, por po e them publikisht që kemi punuar shumë pak. Ne si prindër, që nuk kemi ngritur zërin. Deri tani ne kemi ndenjur me atë që zoti na ka ngarkuar me këtë përgjegjësi dhe kemi mbajtur kokën poshtë duke pritur cfarë na vjen nga shteti si bamirësi.

Unë punoj në një aktivitet privat, duke e parë veten që shtetit po i përgjigjem për të gjitha kërkesat e tij në rritje, ndaj unë kam të drejtën time të them që Olsit tim i takojnë shumë gjëra që deri më sot nuk i ka. Konkretisht, jo për ta bërë mallëngjyese, por po të them që unë sot gjendem me gjithë bashkëshorten dhe Olsi është i mbyllur me çelës në shtëpi, për arsye se nuk kam kujt t?ia le. Dhe ka që nga ora 9 që ka dalë nusja nga shtëpia, deri tani që jemi këtu ai është i mbyllur në dryn.

Free Traffic Exchange