Ora News - Minatorët përplasen me policinë, Brenda javës tjetër takohen me Ramën për statusin

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda javës së ardhshme një përfaqësi e minatorëve do të takohet me kryeministrin Edi Rama për ti parashtruar kërkesat e tyre. Lajmin e bëri me dije kreu i sindikatës së minatorëve pas takimit që pati në Kryeministri. Ora 12:54 shënoi edhe fundin e protestës së sotme.

"U mbush kupa, mjaft! Qeveri dil nga bunkeri!" Më këtë thirrje dhjetra minatorët dhe përfaqësues të sindikatës së tyre protestuan sot paradite para Kryeministrisë. Situata u shoqërua me tensione pasi Kryeministria ishte rrethuar me një kordon policie.

Protestuesit ndërmorën dy tentativa në harkun kohor të pak minutave për të çarë kordonin e policisë dhe për të hyrë në Kryeministri. Ata kërkojnë miratimin e statusit të minatorëve çka do t`ju garantonte atye më shumë mbështetje sociale

"Kërkojmë ligjin jo Maliqin. Kërkojmë hakun, jo dajakun", "Kryeministri ka frikë", ishin thirrjet në kor të minatorëve.

Pas rreth dy orë e gjysme proteste shoqëruar me tension dhe përplasje me uniformat blu, minatorët u pritën nga koordinatorja e zyrës së bashkëqeverisjes Elisa Stamo, e cila u kërkoi të ulen në bisedime.

Nga takimi kryetarit të sindikatës Fiqiri Xibri dhe nënkryetarit Bardhyl Mula iu premtua se javën e ardhshme do të priten nga kreu i qeverisë Edi Rama, të cilit do të mund t`i shprehin shqetësimet e tyre.

Xibri: "Në demokraci dhuna është edhe e dobishme", Xibri: Nëse Rama nuk na pret...

Por minatorët janë të vendosur. Ata paralajmëruan se nëse Kryeministri nuk do t`i pres në takim, të hënën e 26 marsit do t`ju kthehen sërish rrugës së protestave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeveri-pse-nuk-del-nga-bunkeri-minatoret-kerkojne-statusin-para-kryeministrise