Ora News - Majko: Votimi i emigrantëve do të vendoset në komisionin e reformës

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisionet parlamentare kanë nisur diskutimin mbi ligjin e posaçëm të diasporës. Me këtë projekt do të nisë dhe regjistrimit i emigrantëve shqiptarë në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Gjatë diskutimeve u propozua krijimi i Qendrave Kulturore një mënyrë kjo për të ruajtur identitetun kombëtar.

Majko: Qendra kulturore mos shikohen si vagoni i fundit të trenit që mund të diskutohet. Pra të jetë një presion pozitiv. Në fund fare qendrat kulturore do të jenë institucione permanente të çdo lloj qeverie, të shtetit shqiptar për bashkëveprimin me diasporën.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli propozoi mundësinë e angazhimit të kompanive të lobimit për të rritur imazhin e Shqipërisë ne shtetete tjera. Propozim që mori edhe miratimin e deputetëve të opozitës.

Kodheli: Lobimi që ata duhet të bëjnë për Shqipërinë.

Mospërfshirja e votës së emigrantëve në këtë projektligj u ngrit si shqetësim nga deputetja e PD Rudina Hajdari. Por për Majkon kjo çështje do të diskutohet në Komisionin e e posaccëm të Reformes Zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/majko-votimi-i-emigranteve-do-te-vendoset-ne-komisionin-e-reformes