Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ligji për statistikat e INSTAT ka nisur të diskutohet këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Drejtorja Delina Ibrahimaj u shpreh se ndryshimet synojnë të rrisin pavarësinë duke e kaluar këtë institucion në varësinë e parlamentit.
Ibrahimaj: Në krahasim me ligjin e kaluar ky është një ligj që i garanton qeverisë shqiptare dhe Republikës së Shqipërisë statistika zyrtare të paanshme.
Por për opozitën ky draft nuk garanton asgjë në një kohë që statistikat që publikohen nga INSTAT nuk janë cilësore dhe lënë vend për dyshime.
Tabaku: Që INSTAT të prodhojë të dhëna të besueshme dhe korrekte të cilat deri tani nuk është duke ndodhur.
Por për Kreun e komisionit të Ekonomisë statistikat janë të sakta pasi përputhen me të dhënat e BSH dhe meren si referenc nga institucionet ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ibrahimaj-ligji-statistikat-garanton-paanshmeri