Në Ditën Botërore të Pyjeve, në Tiranë u mbollën 100 mijë pemë. Aksioni i Bashkisë së Tiranës, të cilit për disa muaj iu bashkuan me qindra donatorë dhe qytetarë e u shtri në të gjitha rrugët, lagjet dhe parqet e kryeqytetit, shënoi nisjen e gjelbërimit të Tiranës, por edhe krijimin e gjurmës për Pyllin Orbital.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, dhe përfaqësues të kompanive Glob, Telekom Albania, Raiffeisen Bank, SHPAR, EHË, mbollën edhe 800 pemë të tjera në Mjull-Bathore. Ai njoftoi për shkak të kërkesës së madhe të donatorëve për t?u bërë pjesë e këtij projekti, aksioni i mbjelljes së pemëve mund të zgjatet edhe me disa ditë.
?Kemi pasur një fushatë me energji fantastike për Tiranën, e cila nisi thuajse si një lojë, duke mbjellë një pemë këtu e një atje, por siç gur-gur bëhet mur, edhe pemë-pemë bëhen 100 mijë pemë. Sot e kemi kaluar me disa dhjetëra pemë qëllimin tonë për 100 mijë pemët. Falenderoj të madh e të vogël: patëm donatorë që dhuruan nga 3 mijë pemë, por edhe fëmijë që dhuruan një pemë për ditëlindjen e tyre?, tha kryebashkiaku Veliaj.