Bisedimet mes Kosoves dhe Serbise

2018-05-12 0

Blerim Shala, ka qenë negociator i Kosovës në Rambujë të Francës, ku nuk u arrit paqja dhe pasuan bombardimet e NATO-s. Gati 20 vjet më vonë ende merret me të njëjtën punë. Beson se është koha për zgjidhje dhe paqe përfundimtare. Në Beograd u ka folur serbëve për qëndrimet e Prishtinës.

Presidenti kosovar dhe ai serb pritet të takohen në Bruksel. Shala thotë se do të konfirmohet ecuria drejt marrëveshjes përfundimtare dhe rishikohen marrëveshjet e arritura. Kosova ka bërë kompromis për serbët e Kosovës me planin e Ahtisarit.

Shtypi serb është interesuar për idenë që Kosova të bëhet vëzhguese në OKB. Kosova nuk do ta bëj një gjë të tillë, por është e gatshme të negocioj në Bruksel me Serbinë për normalizimin.