Ora News - Dhurata 480 mije $? Të premten vendimi për gjyqtarin Fatos Lulo

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i parë i Komisionit të Vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, do të merret të premten më 23 mars në orën 11:00. Në seancën dëgjimore, ku vetë gjyqtari nuk mori pjesë, trupa e vettingut pretendoi se subjekti nuk e justifikonte pasurinë e deklaruar dhe kishte bërë deklarim të rremë për shuma të mëdha parash ndërsa avokati i gjyqtarit, Ardian Visha, tha se këto para gjyqtari i ka përfituar si dhuratë nga e motra.

U desh 19 muaj që pas miratimit në Kuvend të ligjit të vetingut, për të parë seancën e parë dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përballë të parit subjekt që do të përballej me këtë proces, që shorti caktoi gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, qëndronin 3 anëtarë të trupës gjykuese me në krye Genta Bungon dhe relatoren e çështjes Etleva Çiftja.

Në seancën e zhvilluar pa kamerat e pranishme për çështje privatësie, relatorja Etleva Çiftja nuk kishte asnjë vërejtje për anën profesionale dhe të figurës së gjyqtarit Fatos Lulo, i cili nuk u paraqit personalisht por përmes avokatit të tij, Ardian Visha.

Dhurata 480 mije $

Përsa i përket pasurisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se gjyqtari nuk justifikon pasurinë e tij dhe ka bërë deklarim të rremë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nis-pastrimi-i-drejtesise-i-pari-gjyqtari-i-kushtetueses-fatos-lulo