Ora News - Dhurata 480 mije $? Gjyqtari Fatos Lulo përballë Komisionit të Pavarur

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo është gjyqtari i parë i cili del përballë Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për të dhënë sqarime ne lidhje me shkeljet që i janë konstatuar gjatë procesit të rivlerësimit të figurës së tij. Parregullsitë kanë të bëjnë me deklarimin e pasurisë.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit përbëhej nga një trup gjykues i përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja.

Dhurata 480 mije $

Në raportin e ILDKPI-së flitet për një shumë 480 mijë dollarë që gjyqtari Fatos Lulo. Avokati i tij, Ardian Visha para trupit gjykues u mbrojt duke thënë se kjo ishte një shumë që i është dhënë gjyqtarit nga e motra si dhuratë për të hapur një biznes dhe për të blerë shtëpi në Kanada. Por ky plan nuk u realizua dhe klienti i tij ka kthyer mbrapsht dollarët

Sipas avokatit e vetmja pronë e Lulos është apartamenti në lagjen "Sami Frashëri" dhe zyra në "Rrugë e Durrësit" su dhe një shume prej 100 mije dollaresh. Vlera e përbashkët e të dyjave janë më të ulëta sesa pretendon ILDKPI.

Vendimi me 23 mars

Trupa mori në shqyrtim kërkesën e mbrojtjes dhe pasi analizoi konstatoi që një pjesë e dokumenteve ishin në dosjen e trupës. Vendimi do të jepet më 23 mars 2018 ora 11:00

I pranishëm ishtë dhe një vëzhgues ndërkombëtar. Zoti Lulo u përfaqësua nga avokati Ardian Visha.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nis-pastrimi-i-drejtesise-i-pari-gjyqtari-i-kushtetueses-fatos-lulo

Free Traffic Exchange