Report TV - Basha: FMN i bie alarmit për borxhin publik, Rama s’ka sjellë asnjë investim të huaj

2018-05-12 0

Kreu i opozitës ka dalë mesditën e ditës së sotme në një deklaratë për mediat.Basha akuzoi qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi aktualisht, duke thënë që qeveria po i përdor paratë për fasada që nuk sjellin asnjë të mirë në ekonominë e vendit. Miliarda dollarë ka harxhuar kjo qeveri për fasada dhe zyra, vetëm harxhojnë para dhe nuk sjellin asnjë të mirë në ekonomi akuzoi Basha.
Gjithashtu kreu i partisë Demokratike tha që FMN I cilëson reformat në sektorin energjitik të dështuara.

?FMN bën thirrje për ide të qarta ku do të vendosen para e taksave shqiptare.
FMN e thotë hapur që reformat në sektorin e energjisë janë të dështuara. FMN thekson edhe njëherë ndalimin e PPP, duhet të bëhen analiza të vertëta.
PPP ka vjedhur paratë e taksave, pastrimin e parave të fituara nga droga dhe krimi I organizuar.

Free Traffic Exchange