Avokati Vishaj: ILDKP e kontrollon prej 15 vitesh Lulon dhe nuk ka gjetu gjë

2018-05-12 6

Sot, procesi i Vetingut, një prej elementëve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, hyri në fazën më vendimtare, atë të nisjes së pastrimit radikal të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Gjyqtari i parë që dha llogari para Komisionit të Vlerësimit ishte Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari Lulo akuzohet për mosjustifikim të të ardhurave, psai nga raporti i ILDKPKI i lexuar në komision, ka rezultuar se ai ka një shtëpi në Kanada dhe një depozitë 480 mijë dollarë kanadez. Avokati i gjyqtarit, Ardian Visha, është shprehur se burimi i pasurisë së gjyqtarit është motra e tij, Drita Lulo, e cila i ka dhuruar shuma parash dhe apartamente, si dhe shumën prej 480 mijë dollarë kanadez, të cilën gjyqtari ia ka marrë hua dhe ia ka kthyer sërish.

?Për periudhën e viteve ?90, kur ishte avokat, është e padrejtë të gjykosh të ardhurat kur zyra e Tatimeve nuk ka të dhënat. Për këtë ILDKP nuk mundet dot të pretendojë se nuk ka burim të ardhurash. Pasuritë e paluajtshme të Lulos janë shtëpia ku banon dhe një zyrë. Është tërësisht një ide biznesi e tij e parealizuar pasuria 480 mijë dollarë në Kanada. ILDKP e kontrollon prej 15 vitesh Lulon dhe nuk gjen asgjë. Ka përpjekje për të ç?varrosur kufoma, për të bërë një gjë të pabërë. Kjo është e palogjikshme për mua. Ka mungesë provash. Paraqita një sërë provash të reja, akte të reja që u pranuan nga trupa gjykuese, që provojnë të ardhurat e motrës së Lulos. Drita Lulo ushtron disa aktivitete, ka përfituar për shkak të marrëdhënies me një firmë", tha Visha në fund të seancës.
Pas një ore senacë dëgjimore me avokatin Visha, Komisioni i Vlerësimit ka vendosur që vendimin final ndaj gjyqtarit Lula ta marrë ditën e premte më 23 mars, në orën 11:00. Vetë gjyqtari Lulo nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij, Ardian Visha, i cili ka hedhur poshtë raportin e ILDKP për mosjustifikimin e pasurisë.