Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Masat e burgut të sigurisë së lartë në Fieri janë sfiduar nga një 22 vjeçar i cili ka arritur të prodhojë brenda qelisë një thikë artizanale 14 centimetra të gjatë dhe një dorezë grushti. Nazmi Çaka, i kishte realizuar armët e ftohta duke përdorur një tigan, por nuk pranon të tregojë mjetet që ka përdorur dhe qëllimet e tij. 22 vjeçari u bë i famshëm në 5 mars të vitit të kaluar kur tentoi të grabisë një bankë në Tiranë.
Një 22 vjeçar ka arritur të prodhojë një thikë artizanale në burgun e Sigurisë së Lartë në Fier, por është zbuluar para se ta përdorë.
Nazmi Çaka nga Durrësi, i dënuar për tentativën e grabitjes së një banke në Tiranë, në mënyrë që ende po hetohet, kishte arritur të presë pjesën anësore të një tiganit dhe ta kthejë në thikë 14 centimetra të gjatë.
Thika e krijuar ishte mbështjellë me leckë ngjyrë blu në formë doreze dhe dyshohet se mund të përdorej nga 22-vjeçari gjatë ndonjë konflikti të mundshëm.
Veç thikës së improvizuar, 22 vjeçari mësohet se kishte krijuar edhe një dorëze që dyshohet se mund të përdorej për të sulmuar me grusht.
Sendet e ndaluara në burgun e Sigurisë së Lartë janë zbuluar gjatë një kontrolli më 15 mars, por gardianët dhe Oficerët e Policisë Gjyqsore nuk kanë gjetur asnjë mjet ndihmës me të cilat 22 vjeçari ka prerë tiganin dhe i ka dhënë formë e mprehtësi thikës artizanale.
Edhe vetë Çaka mësohet se nuk ka qenë bashkëpunues. Ai nuk ka treguar si kishte krijuar armët e ftohta dhe qëllimet e tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/i-burgosuri-ne-fier-pret-tiganin-te-pergatise-thika