Ora News - Policia kërkon shpërndarjen e protestës, minatorët ulen para Kryeministrisë

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"U mbush kupa, mjaft! Qeveri dil nga bunkeri!"

Më këtë thirrje dhjetra minatorët dhe përfaqësues të sindikatës së tyre po protestojnë sot para Kryeministrisë. Situata po shoqerohet me tensione pasi Kryeministria është rrethuar me një kordon policie.

Protestuesit ndërmorën dy tentativa në harkun kohor të pak minutave për të çarë kordonin e policisë dhe për të hyrë në Kryeministri.

"Kërkojmë ligjin jo Maliqin. Kërkojmë hakun, jo dajakun", "Kryeministri ka frikë", vazhduan thirrjet në kor të minatorëve.

Rreth orës 12:07, policia i kërkoi kreu të Sindikatës, Fiqiri Xibri të shpërndajë protestën pasi kishin marrë leje për të protestuar deri në orën 12. Një gjë e tillë është kundërshtuar. Minatorët vazhdojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, një pjesë janë ulur në shesh.

Polici: Shpërnda tubimin se je organizator E ktheve të dhunshme. Zbato kërkesat e ligjit për tubimin. Shtyve punonjësit e policisë.

Fiqiri Xibri: Nuk e shpërndaj, tubimi nuk shpërndahet.

Sindikata e Minatorëve akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e statusit të minatorit, të cilin e rrëzoi me votë në seancën parlamentare të 2 shkurtit.

"Zoti Kryeministër jeni ju fajtori që arriti puna deri këtu, ju kujtoni se jeni trim se nuk po uleni në debat me ne. Por është e kundërta, jeni frikacak. Ju kujtoni se duke na vënë policinë përpara po zbatoni ligjin por është e kundërta kryeministër.Ju po përdorni policinë për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin dhe padrejtësinë tuaj. Ne nuk jemi për këtë".

"Kam 17 vjet nëntokë, nuk mi kanë quajtur nëntokë" thotë një minator.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qeveri-pse-nuk-del-nga-bunkeri-minatoret-kerkojne-statusin-para-kryeministrise