Report TV - Ekskluzive/ Frrokaj nënshkroi dhe vulosi dokumentat ku shkëmbi u kthye në tokë pemtore

2018-05-12 0

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, dyshohet se me firmën e tij ka miratuar rreth 13 praktika dërguar hipotekës së Lezhës, duke i ndryshuar zërin kadastral disa pasurive në bregdet, pasuri këto që më pas janë rregjistruar në hipotekë, në emër të personave të ndryshëm.

Një nga rastet ku kryebashkiaku Frrokaj dyshohet se ka abuzuar me detyrën është rasti i rregjistrimit të disa pasurive në emër të shtetasit Zef Gjini,i cili është paraqitur në hipotekë në datën 10 prill 2017. Në vijim të kësaj praktike regjistrimi, nga ana e hipotekës Lezhë, me shkresën nr.2104/1 prot, datë 19 prill 2017, i është kërkuar Bashkisë Lezhë konfirmim i dokumentacionit të paraqitur nga Komuna Shengjin, pasi gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit për regjistrim është evidentuar se AMTP me nr.5594, datë 26 shtator 2003, në emër të Zef Gjini, nuk është administruar më parë nga kjo zyrë.

Po ashtu nga shqyrtimi i dokumentacionit ka rezultuar pasuritë që kërkonte të hipotekonte ky person, ishin pyll, rranishtë dhe shkëmb, dhe ishin në pronësi të shtetit. Mirëpo në përgjigje të kërkesës për konfirmim të hipotekës Lezhë,nga Bashkia Lezhë, me shkresën nr.3092/1 prot, datë 6 qershor 2017, e nënshkruar dhe vulosur nga Kryetari Fran Frrokaj, është konfirmuar se lloji i pesë pasurive që kërkohej të hipotekohej është tokë pemtore.

Free Traffic Exchange