Komision Verifikimi per privatizimin e tokave shteterore

2018-05-12 1

Qeveria ka shtrënguar hallkat për miratimin e privatizimit të pronave shtetërore dhe ndërmarrjeve publike. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili ndryshon procedurën kur njësi qendrore apo njësi vendore privatizojnë pronat dhe asetet që administrojnë.

Procedura e mëparshme theksonte se përpara se të shitej të operatorët privatë një aset, ai duhet të merrte firmën e ministrit përgjegjës për ekonominë. Por tashmë ky zinxhir është shtrënguar më shumë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë detyrohet të ngrejë Komisionin e Shqyrtimit dhe Transparencës, i cili do të verifikojë sipërfaqet ndërtimore, linjat e prodhimit dhe do të përcaktojë qartë vlerën e objektit dhe parcelës që merret për përdorim nga biznesi privat.

Procedurat e verifikimit të tokave shtetërore që jepen te bizneset janë shtuar edhe për pronat që jepen me qira. Vendimi vjen pas disa akteve që qeveria ka marrë për ngrirjen e dhënies së titujve të pronësisë në bregdet dhe verifikimit që ka nisur të gjitha njësitë vendore për manipulimet me pronat shtetërore.

Tv Klan

Free Traffic Exchange