Report TV - Vrau 32-vjeçarin në Maqellarë, në oborrin e shtëpisë, arrestohet i dyshuari

2018-05-12 7

DIBER - Arrestohet autori i vrasjes së 32-vjeçarit Elsi Kosiqi në Njësinë Administrative Maqellarë në Dibër, ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Autori i vrasjes është M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë, i cili është prangosur nga policia mbrëmjen e sotme. Policia sqaron se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Njoftimi i policisë:

Maqellarë- Dibër

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes.

Free Traffic Exchange