Ora News - Kryetari i bashkisë të zgjidhet në këshill? Ekspertët kundër KQZ

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Propozimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që në në zgjedhjet e ardhshme vendore sistemi të jetë proporcional në nivel bashkie, pra të mos votohet kandidati por subjekti poltik, eksperti për cështjet Zgjedhore, Kristaq Kume, e cilëson jo rracional deri në absurditet. Kume,argumenton se ky propozim e vendos kryetarin e bashkise nën vullneti e Këshillit Bashkiak, duke e larguar atë nga përgjegjësia për ti shërbyr qytetarëve.
Kume: Kemi pranuar në të njëjtën kohë edhe faktin që dhe në zgjidhjen, trajtimin dhe mënyrën ez gjidhjes së problemeve të komuniteteve të prevalojnë sjelljet politike. Gjë që largon shumë nga vetë karakteri i këtyre institucioneve të zgjedhura, nuk janë institucionet politike, nuk zgjidhen për të bërë politikë.

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve argumenton se qëllimi i këtij ndryshimi është të eliminojë dualitetin e pushtetit Kryetar - Këshill Bashkiak. Por Kume thotë se kjo vëtëm sa e përforcon problemin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/krytari-i-bashkise-te-zgjidhet-ne-keshilli-ekspertet-kunder-kqz