Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaragaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se ka një sërë elementësh që tregojnë nisjen e Luftës së Ftohtë nga ana e Rusisë.
Hajdaraga: Putini vjen nga makineria e KGB-së. Gjatë këtyre viteve janë një sërë vrasjesh politike jo vetëm të ish-agjentëve por edhe të personaliteteve të tjera. Këto janë armët e Luftës së Ftohtë. Kemi hyrë në atë që quhet faza e dytë e Luftës së Ftohtë. Cilat janë armët e luftës së ftohtë? Presionet ekonomike, diplomatike, spiunazhi, eliminimet, të gjitha këto kanë filluar të përdoren nga makineria ruse dhe kërkon që të jetë prezente kudo.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hajdaraga-kemi-hyre-ne-fazen-e-dyte-e-luftes-se-ftohte