Ora News - Rama kërkon ndihmën e miqve të Shqipërisë: E meritojmë çeljen e negociatave

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Miqve të Shqipërisë" në Parlamentin Europian kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën për të bindur vendet skeptike për të çelur negociatat e Shqipërisë me Brukselin.

Edi Rama: "Ne që jemi këtu në sallë së bashku me miqtë e Shqipërisë mund ti bëjmë gjërat të ndodhin dhe të sigurojmë ata që janë më skeptikë të kuptojnë se çelja e negociatave nuk është krijimi i një problemi të ri potencial, por thjesht çelja e një procesi që do e bëjë Europën më të fortë. Sepse Ballkani ka nevojë për Europën dhe Europa ka nevojë për Ballkanin strategjikisht. O do të jemi Europë ose do të jemi në një situatë ku do jemi një shqetësim për vetë Europën

Rama nënvizoi se çelja e negociatave nuk është dhuratë por premtim që duhet të mbajnë vendet anëtare pasi Shqipëria i bëri detyrat që i kërkoi Brukseli në 2016.

Edi Rama: Shqipëria nuk po kërkon ndonjë dhuratë. Asnjë lloj favori që nuk meriton. Kërkojmë thjesht çeljen e negociatave sepse e meritojmë. Kemi bërë një nga një detyrat e shtëpisë siç na është kërkuar dhe sipas rregullave. Krimi etnik Shqiptar nuk është realitet. Dhe me gjithë respektin e duhur të thuash se Shqiptarët po e marrin perandorinë e krimit në Europë është qesharake. Ne nuk vijmë të themi që duam të bëhemi anëtare, sepse e dimë se kemi probleme me korrupsionin krimin e organizuar, por duam të hyjmë në një fazë të re. Na u desht të përballemi me problemin e kanabisit dhe ne na u desht të luftonim kundër tij. Shqipëria nuk po kërkon dhuratë, asnjë lloj favori që nuk meriton. Kërkojmë thjesht çeljen e negociatave sepse e meritojmë. Kemi bërë detyrat e shtëpisë sic na është kërkuar."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-kerkon-ndihmen-e-miqve-te-shqiperise-e-meritojme-celjen-e-negociatave