http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi I vetingut con para drejtesise gjyqtarin e pare. Komisioni I pavarur I kualifikimit njoftoi se I ka dorezuar prokurorise te gjithe materialet e mbledhura per ish-anetarin e gjykates kushtetuese besnik imeraj, duke shenuar kallzimin e pare penal si pasoje e procesit te rivleresimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj.
Besnik imeraj ishte I pari gjyqtar qe dha doreheqjen pasi procesi I vetingut kishte nisur per te dhe per kete arsye ne 12 shkurt komisioni I pavarur I kualifikimit nderpreu procesin e rivleresimit.
Por prej dhjetorit ky komision kishte nisur mbledhjen e materialeve per ish-anetarin e gjykates kushtetuese material qe tashme jane ne doren e organit te akuzes.
Besnik imeraj ishte nje prej dy anetareve te gjykates kushtetuese qe votoi pro kerkeses se partise demokratike per shfuqizimin e pjesshem te ligjit te vetingut.
Tani pritet se cfare do te ndodhe me materialet qe komisioni I pavarur I kualifikimit ka mbledhur per ish-prokurorin e pergjithshem adriatik llalla, nese do ti cohen edhe ato prokurorise.