Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përgjatë vitit të kaluar prokuroria ka shqyrtuar afro 1 mijë dosje hetimore që kanë të bëjnë me abuzimet me pronat. Nga burimet pranë organit të akuzës mësohet se në total janë regjistruar 915 çeshtje pronësie, që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, shpërdorimin e detyrës, vetëgjyqësinë dhe vepra të tjera penale që u përkasin abuzimeve me pronat.
Vetëm gjatë vitit 2017, prokuroritë në rrethe kanë regjistruar afro 1 mijë dosje hetimore, në lidhje me abuzimet me pronat. Por edhe pse kaq shumë dosje rezulton se nën hetim janë vendosur vetëm 15 zyrtarë kryesisht të hipotekës dhe pushtetit vendor vetëm në dy rrethe në Kavajë me tokat në Spille dhe një rast në Krujë ku është akzuuar ish kryetari i bashkisë.
Ora News u interesua pranë organit të akuzës për të parë rastet e abuzimit me proat dhe rezulton që edhe pse Vlora është qarku që përbën thuajse gjysmën e dosjeve me abzuimet e pronave, në këtë qark nuk rezulton asnjë zyrtar i lartë i ndaluar edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej tyre mudn të jetë nën hetim.
Ajo që bie në sy është se në Tiranë edhe pse është qyteti me shtrirjen më të madhe për momnetin nuk ka asnjë dosje abuzimi me pronat.
Vetëm në Vlorë rezulton të jenë 403 referim-kallëzime me 243 dosje të regjistruara për të nisur hetimet.
I renditur si qyteti i dytë me më shumë raste abuzimesh me pronat Gjirokastra numëron 338 procedime penale, me 71 të pandehur .
Në Berat janë 52 referim-kallëzime ndërsa në Durrës 37 kallëzime penale, ku në 30 raste nuk kanë nisur ende hetimet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nje-mije-dosje-pronash-kryeson-vlora-me-403-ceshtje