Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët e Universitetit të Mjekësisë informuan Komisionin Parlamentar të Medias mbi problematikat që kanë ndeshur në zhvillimin e procesit zgjedhor për Këshillin Studentor.
Gentian Lita, student UMT: Organet studentore që janë ngritur në mënyrë legjitime në përputhje me këtë rregullore, për administrimin e procesit zgjedhor, tashmë ju shfuqizohet kompetenca e tyre dhe kjo kompetencë i kalon strukturave paralele në fakultet. Pretendohet të futen në garë kandidatë të tjerë që nuk kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
I pranishëm në seancën dëgjimore, rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata garantoi se ndryshimet në rregulloren e zgjedhjeve të Këshillit Studentor më datën 16 Mars garantojnë një proces transparent.
Arben Gjata: Kemi vendosur që në çdo qendër votimi të jetë i përfaqësuar universiteti me një pedagog i cili është anëtari i komisionit zgjedhor të fakultetit.
Anëtarët e Komisionit të Medias e cilësuan si shkelje të ligjit ndërhyrjen e senatit akademik në rregullore vetëm pak ditë para zgjedhjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-te-mjekesia-komisioni-i-medias-seance-degjimore-me-studentet