Report TV - Reshjet çojnë në kuotat maksimale liqenin e Fierzës

2018-05-12 2

Në Kukës, reshjet e shiut në 24 orët e fundit kanë rritur intesitetin e rënies e bashkë me ta edhe prurjet në liqenin e Fierzës, që tashme i kane kaluar 800 meter kub ujë në sekondë. Kuota e liqenit ka shkuar 296 metra e cila njihet si pika e lejueshme dhe standarte e kuotës maksimale.

Rritja e liqenit të Fierzes dhe reshjet me intesitet të shiut kanë bllokuar rrugën dhe si pasojë kanë mbetur të bllokuar 20 familje të fshatit Breg-Lum në Kukës. Tokat bujqësore janë të përmbytura nga fryrja e liqenit. Banorët e zonës lëvizin me varka për të hyrë e për të dalë nga fshati, pasi sasia e madhe e ujit nuk lejon levizjen e tyre.

Gjithashtu prurjet e mëdha në liqenin e Fierëz kanë sjellë me vete edhe mbeturina të shumta, gjë që është rrezik për infeksione dhe sëmundje ndaj banorëve të zonës. Sa i përket akseve rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit , vazhdojnë të jenë nën fenomenin e rënies së gurëve e dherave. Ndërkohë edhe në Durrës ka pasur probleme sa i përket situatës së përmbytjeve.

Free Traffic Exchange