Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i policisë së qarkut, Altin Qato, në takimin e task-forcës deklaroi se në 2017 janë evidentuar vetëm 10 raste të kultivimit të kanabis sativës me një sipërfaqe dhe sasi të pa konsiderueshme në krahasim me qarqet e tjera.
Qato: Sipërfaqja totale e parcelave të identifikuara në qarkun e Elbasanit gjatë 2017 kanë qenë 161 metra katrorë, ku parcela me sipërfaqe më të madhe është identifikuar në fshatin Grekan në Belsh prej 110 metra katrorë. Ndërsa gjatë 2016, janë evidentuar 81 raste ku janë agjesuar 33965 bimë narkotike të cilat përbëjnë 1.3% të totalit të bimëve narkotike të identifikuara dhe asgjesuara në shkallë vendi gjatë këtij viti. Gjatë këtij viti janë realizuar dy operacione në qarkun e Elbasanit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lufta-ndaj-kanabisit-qato-ne-2017-vetem-10-raste-kultivimi