http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita akuzon qeverinë se nuk po respekton detyrimet ligjore për të informuar Kuvendin mbi procesin e integrimit europian. Kryetari i Komisionit të Integrimit, demokrati Genc Pollo, tha se zëvendëskryeministrja Mesi dhe ministri i Brendshëm Xhafaj, nuk i janë përgjigjur kërkesave për seanca dëgjimore. Të njëjtin qëndrim politik mbajti edhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.
Por për nënkryetarin socialist Bledi Çuçi, mungesa e ministrave nuk duhet parë si shmangie nga përgjegjësia.
Para Komisionit ka raportuar vetëm ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj një muaj me pare, ku theksoi bindjen se organet e reja do të nisin funksionimin brenda këtij vitit.