Ora News - Apeli lë në burg të arrestuarit për kokainën, kontenieri u monitorua me kamera

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për dy të arrestuarit e vetëm të 613 kilogramëve kokainë të kapur në një kontinerit që vinte nga Kolumbia. Avokatët pretenduan se dy të arrestuarit nuk janë të përfshirë ne trafik dhe sipas tyre prokuroria nuk ka asnjë prove që të provojë dyshimin e saj.

Shoferi i Kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri Donaldo Lushaj të arrestuar pas kapjes së një sasie prej 613 kilogramë kokainë në një kontiener që transportonte banane, do të vijojnë të qëndrojnë në masën "arrest me burg".

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur ta lërë të pandryshuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për të akuzuarit megjithësë nga avokatët u pretendua se se nga organi i akuzës nuk ka asnjë prove per përfshirjen e tyre në trafikun e drogës.

Sipas avokatëve, kapja e sasisë së kokainës në magazinat e drogës në Maminas nuk vërteton përfshirjen e tyre ne trafik.

Ata kanë ngritur pretendimin se organi i akuzës nuk duhet të kishte udhëruar ndërhyrjen në momentin kur kontenieri hyri në magazine por duhet të kishte ndjekur rrugën që do të përshkruante ai meqënëse ishte i pajisur me kamera.

Por pretendimet e avokatëve u rrezuan nga gjykata, e cila vendosi të lërë në burg dy të arrestuarit. Ndërkohë hetimet në lidhje me linjen e trafikut të kokainës vijojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës është duke pritur përgjigjet e letër-porosive të dërguara ne shtetet ku ka kaluar kontieneri.

Gjithashtu vijojnë kërkimet edhe për pronarin e kompanisë Arbri Garden, Arbër Çeka, gjetja e të cilit nuk është bërë e mundur megjithëse ai vete në një lidhje telefonike pohoi se do te vihej ne dispozicion të autoriteteve shqiptare.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kokaina-ne-durres-apeli-le-ne-burg-dy-te-arrestuarit

Free Traffic Exchange