Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksionit të shtimit të gjelbërimit në kryeqytetit i është bashkuar edhe ambasadorja e Greqisë Eleni Sourani. Bashke me kryebashkiakun Veliaj, nxënës dhe studentë kanë mbjellë 150 rrënjë ullinj pranë Parkut të Liqenit Artificial dhe atij të Farkës, si edhe 65 drurë dekorativë.
Teksa na ndan një ditë nga aksioni i Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 mijë pemëve, Parkut të Liqenit Artificial dhe atij të Farkës, i janë shtuar këtë të martë edhe 150 rrënjë ullinj, të dhuruara nga Greqia.
Bashkë më kryetarin Erion Veliaj në aksion ishte e pranishme edhe ambasadorja e Greqisë, Eleni Sourani.
Veliaj ftoi që nisma e Ambasadës greke në Tiranë të ndiqet edhe nga përfaqësues të tjerë diplomatikë.
Veliaj: Janë ndër të parët që i janë bashkuar kësaj nisme dhe besoj që në shembullin e tyre edhe ambasadat e tjera do na ndihmojnë. Kështu, do kenë mundësinë të thonë se kur shërbeva në Shqipëri, mbolla pemët e mia dhe u bëra pjesë e revolucionit të gjelbër të Tiranës.
Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani, vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit.
Veliaj: Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj nisme të kryebashkiakut dhe të shohim që këto zona zbukurohen gjithnjë e më shumë. Jemi miq, jemi fqinj, e duam të sjellim tek ju diçka që e kemi në zemër, pemën e ullirit. Është simbol prej mijëra vitesh dhe simbolizon paqen dhe begatinë.
Nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan edhe të rinjtë e ?Qytetit Studentit?, të cilët mbollën 65 drurë dekorativë, që do t?i shtojë hijeshinë lulishteve mjediseve përreth bujtinave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ambasada-greke-i-dhuron-150-rrenje-ullinj-tiranes