Kush vjen per dreke/ Perfitimet shendetesore te ftoit (20.03.2018)

2018-05-12 5

Ftoi është një frut jo i zakonshëm që mund të lidhet ngushtë me mollën dhe dardhën.
Gjithsesi ai është i vetmi anëtar i llojit të tij. Bima e ftoit është e vogël dhe gjethore, ndërkohë që fruti i është me ngjyrë të artë dhe krahasohet me dardhën në aspektin e formës dhe qëndrueshmërisë. Vlerat e ftoit si një produkt ushqimor datojnë kohë më parë, por pema e ftoit rritet shpesh për cilësinë e tij dekorative për shkak të luleve rozë të zbehtë që ka.
Por cilat janë përfitimet e efurir të ftoit:
-Parandalon kancerin. Duket sikur kanceri është një nga sëmundjet më të diskutuara në historinë e kohëve të fundit, prandaj çdo gjë që zvogëlon shanset për zvogëlimin e tij zakonisht bëhet mjaft popullore.
-Rregullon presionin e gjakut. Ftoi ka përmbajtje të lartë kaliumi i cili është një nga mineralet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Kjo sepse është thelbësore për mbajtjen e presionit të gjakut. Përmbajtja e kaliumit në këtë frut bën që arteriet dhe enët e gjakut të relaksohen duke zvogëluar tensionin në sistemin kardiovaskular.
-Kontrollon reaksionet alegjike. Ftoi lavdërohet për kontrollin ndaj reaksioneve alergjike sidomos kur vendoset si balsam ose xhel në lëkurë. Nivelet e larta të vitaminës C ndihmojnë në kontrollin e inflamacionit dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës suaj.
-Shëndeti i flokëve. Ftoi përmban minerale si hekur, bakër dhe zink të cilat janë të nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kur prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut është i lartë, qarkullimi rreth trupit rritet. Kjo shkakton rritje të rrjedhjes së gjakut në lëkurë dhe kokë duke rritur shëndetin e flokëve dhe rritjen e tyre.

Free Traffic Exchange